Pol Pogba është lojtari më i përfolur gjatë këtij sezoni, pasi shuëm mendojnë se francezi do të largohet nga Mançester Junajtid. Me një listë të gjatë skuadrash që e kërkojnë, Pogba është një nga emrat më të ndjekur gjatë këtyre muajve.

Skuadra favorite për të marrë shërbimet e tij mbetet Juventusi, me francezin që është një adhurues i “Zonjës së Vjetër” dhe që është pro një rikthimi në Torino.

Por blerja e Kristiano Ronaldos për 100 milionë euro në verë ka boshatisur jo pak arkën e bardhezinjve, të cilët kanë menduar të huazojnë Pogbanë.

Nuk është lajm fakti që Juventusi shpreson te një rikthim i përhershëm i mesfushorit Pogba në Torino, por deri në muajin qershor, nuk kanë fondet e duhura për ta marrë, prandaj po mendohet një huazim 6-mujor dhe më pas blerje e përhershme e tij./vipsport/