Vllaznia e ka fituar ndeshjen jetike në kuadër të javës së 20 të Kategorisë Superiore, teksa ka mposhtur Teutën me rezultatin 2-0 në një ndeshje direkte.

Në një intervistë për “Supersport”, Ernest Gjoka është shprehur se te Vllaznia ka paksa qetësi pas këtij rezultati, megjithëse kalendari dhe renditja nuk flasin në favor të shkodranëve, të cilët duhet të vazhdojnë punën e tyre në këto ritme.

“Kjo është një gjë pozitive pasi po fitojmë besimin gradualisht me ndeshjet e kaluara. Ky është vetëm fillimi, pasi kemi një malore akoma më të fortë përpara.

Në këtë skuadër është bëre 50% ndryshim në formacionin e skuadrës dhe kërkon kohë për të marrë ngjyrën e vetë.

Megjithatë nuk kemi kohë, pasi rrezikojmë vërtet shumë. Fitorja ndaj Teutës të sjell paksa qetësi, por duke parë këtë kampionat dhe transfertat që do të kemi në dy ndeshjet e rradhës, atëherë situata bëhet edhe më e vështirë.

Unë kam besim te kjo skuadër, por duhet më shumë punë për ta nxjerrë Vllazninë nga kjo gjendje.

Pasi përfundoj pjesa e parë, ishim më shumë në mbrojtje, pasi nuk kishte sens të hidheshim në aventura.

Më e rëndësisme është që skuadra të ketë një disiplinë taktike”, është shprehur Ernest Gjoka.