Basania U19 ka pësuar një humbje në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të vlefshme për javën e 14-të të tij. Goli i Danaj nuk i ka mjaftuar asaj për të marrë një fitore ndaj një kundërshtari në kampionat, si Tirana B dhe me humbjen e pësuar ditën e sotme në Bushat, kanë ndërruar pozicionet në tabelën e klasifikimit, teksa bardheblutë janë vetëm një pikë më lart se Basania.

Basania e trajnerit Ersi Çaku, ka humbur 1-2 ndaj këtij kundërshtari, që mbante vendin e shtatë në renditje, teksa kështu pas kësaj ndeshje, Tirana B renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Basania renditet në vendin e shtatë.

Kështu, kanë qenë miqtë ata që kanë shënuar të parët me anë të Hakramës, në minutën e 15-të. Ndërkohë, pas pak minutash, në minutën e 24-të, futbollisti i Basania, Danaj, do të shënonte golin e barazimit dhe kështu pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-1.

Në përgjithësi, në pjesën e dytë, ndeshja do të ishte e barabartë deri në fundin e ndeshjes, teksa atëherë Tirana B, do të shënonte edhe golin e dytë me anë të Ndout dhe në këtë mënyrë, e gjithë ndeshja do të fitohej prej saj me rezultatin 2-1.

Pas kësaj humbje, Basania U19 mbetet në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Tirana B ka një pikë më shumë, e cila renditet në vendin e gjashtë të tabelës së klasifikimit.
Maringlen ZHIVANI