Mançester Siti dhe Real Madrid përballen për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Dy skuadrat janë në kërkim të biletës për në finalen e madhe të Stambollit, aty ku i pret Interi.

Sa i përket rreshtimeve, Guardiola ka aktivizuar artilerinë e rëndë në ndeshjen ndaj Realit, ku Haland në majën e sulmit do të kërkojë të zhbllokohet pas ndeshjes jo të mirë në Madrid. Ndërkohë, Grilish dhe De Bryjn do të jenë në ndihmë të sulmuesit kryesor.

Militao rikthehet titullar ndërkohë që do të jetë në qendër të mbrojtjes me Alaban. Benzema në sulm do të ndihmohet nga Rodrgio dhe Vinisius ndërkohë që Kamavinga që ishte në dyshime për ndeshjen, do të jetë në fushë nga minuta e parë.

LIVE

MANÇESTER SITI 2-0 REAL MADRID