Është mbyllur 1-1 derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Një sfidë e luftuar në “Air Albania” e cila në fund nuk nxori një fitues.

Fillimisht do të ishin të kuqtë që do të gjenin golin e avantazhit me anë të Da Silvës në minutën e 53-të. Një gol që “ngriti” peshë gjithë tifozët e kuq.

Ndeshja do të bëhej edhe më spektakolare në minutët në vazhdim, ku bardheblutë kërkonin edhe golin e barazimit. Do të duhej minuta e 81-të që gjithçka të ishte në baraspeshë.

Ardit Deliu shënon një eurogol nga distance duke lënë të gjithë të pranishmit me “gojë hapur”.

Minuta të luftuara, por në fund skuadrat ishin të detyruara të ndanin pikët në ndeshjen më vendimtare të sezonit. Pas kësaj përballjeje renditja në tabelën e klasifikimit nuk ndryshon, me bardhebluqë që udhëheqin me 60 pikë, 2 më shumë se Partizani i vendit të dytë.

Edhe 3 ndeshje nga fundit i kampionatit “lufta” për titullin kampion do të jetë e fortë.
TIRANA-PARTIZANI 1-1

81′ Deliu / 53′ Da Silva