Një nisje e mbarë për Sidrit Gurin në kampionatin belg. Sulmuesi shkodran ka qenë protagonist në fitoren e sotme ndaj Muskronit me rezultatin 2-1, teksa asistoi në minutën e 46-të, për golin e parë të shënuar nga Kapon.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 23-të, ndërsa Ostende përmbysi gjithçka në minutën e 46-të dhe 76-të. Guri e nisi ndeshjen si titullar duke u aktivizuar 90 minuta në ndeshjen e tij të parë në kampionat.

Ky padyshim qe eshte nje fillim ashtu si duhet ndonese e mira do te ishte qe ai te shenonte sonte por te mos harrojme se kjo ka qene ndeshja e pare zyrtare ne kampionatin belg per sulmuesin shkodran.

Sindrit Guri do te kete mundesi te tregoje vlerat e tij ne ndeshjet e ardhshme dhe ne fakt ne miqesoret e zhvilluara ka dhene shenja se do te jete nje lojtar i rendesishem per Ostende.