Kukesi mori nje fitore me shume vlere sot ndaj Tiranes kryesuese te cilen e mundi ne shifrat 2-0. Trajneri i tij, Rrahman Hallaçi ka folur për Oversport pas fitores përballë kryesuesve të Tiranës.
“Vijmë nga vështirësi, nga nevoja për pikë. Kemi pasur presion dhe sapo pësonim situata vështirësohej. Mendoj që skuadra luajti mirë. Po mundohemi që të mos pësojmë gola dhe gradualisht të rregullojmë problemet tona. Dua që skuadra të gjejë ekuilibër.
U thashë djemve që të prisnim Tiranën dhe të zbrisnim në kundërsulm, me Xhonson, që është shumë i shpejtë. Siç e parashikuam ashtu shkoi ndeshja, skuadra u bind në fushë dhe morëm maksimumin. Lojtarët e afruar janë shumë cilësore dhe më bëhet qejfi për paraqitjen e tyre.
Shpresojmë që të vazhdojmë me këto ritme, sepse nuk kemi pikët që të jemi në kushte komode. Tirana të vë në vështirësi, por ne arritëm që të merrnim pikët. Në pozitat që jemi ne duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, pasi nuk mund të flasim për objektiva.
Në fillim të sezonit synohej titulli, por në këto momente duhet ti marrim gjërat me qetësi. Vërtet fituam, por nuk jemi të qetë. Kundërshtarët janë të gjithë të fortë, por ne duhet të marrim maksimumin ndeshje pas ndeshjeje.” – u shpreh Hallaçi.