Eden Hazard shtoi spekulime mbi një lëvizje te Real Madrid në janar, ndonëse përpara duket të përjashtonte një lëvizje në mes të sezonit.

27-vjeçari, i cili ka folur për të ardhmen e tij, tha për “SkySport”: “Duhet të shkoj në Spanjë për të fituar Topin e Artë. Kjo është arsyeja pse unë dua të shkoj… ndoshta”,- tha Hazard, i cili ishte duke buzëqeshur.

I pyetur nëse ky veprim mund të ndodhë në janar, Hazard tha: “Jo!” Lojtari i Çelsit ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon dhe është pyetur rreth thashethemeve të vazhdueshme të një kalimi në Madrid.

Ylli belg, kontrata e të cilit vazhdon deri në qershor 2020, tha: “Real Madridi është klubi më i mirë në botë. Është ëndrra ime që kur isha fëmijë.

“Ndonjëherë në kokën time, unë zgjohem në mëngjes dhe mendoj se dua të shkoj. Ndonjëherë mendoj se dua të qëndroj.

Është një vendim i vështirë. Është kontrata ime e fundit e madhe që do të nënshkruaj, prandaj do të mendohem mirë,”- përfundoi Hazard./vipsport/