HomeBOKSHistorike/ Zgjodhi të na përfaqësonte, Zelimkhan Abakarov shpallet kampion bote me Shqipërinë...

Historike/ Zgjodhi të na përfaqësonte, Zelimkhan Abakarov shpallet kampion bote me Shqipërinë në mes të Beogradit

Mundja shqiptare ka tashmë një kampion bote. Zelimkhan Abakharov shkruan historinë në mes të Beogradit, duke i siguruar atdheut të tij të adoptuar kurorën e më të mirit të botës.

Mundësi kuqezi ka shkëlqer në tapetin e Kampionatit Botëror teksa në gjysmëfinale pati mundur serbin Stevan Miçiç, i cili është medalist Olimpik. Abakarov arriti në finale e kategorisë së peshës trupore deri në 57 kg në mundjen e lirë, ku përballë amerikanit Tomas Gilmen.

Sportisti i trajnerit Leonard Çakmashi dominoi edhe në ndeshjen finale, duke siguruar medaljen e artë dhe duke u shpallur të shtunën “kampion bote” në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Një arritje e madhe e mundësit kuqezi, i cili në finalen e zhvilluar, e ka mundur amerikanin 7-4. Më pas festa e tij ka qenë e përligjur, duke festuar me flamurin kuqezi në tapet.

Ndërkohë, në kategorinë e peshës trupore deri në 61 kg, mundësi tjetër kuqezi, Islam Dudaev kualifikohet pa problem në turin e 16-she së Botërorit të mundjes. Në turin eliminator, mundësi kuqezi eliminoi kinezin Minghu Liu, duke e fituar ndeshjen 5-0. Në turin tjetër Dudaev do të përballet me japonezin Rei Higuçi, ndërkohë që shpresat për një vend në podiumin e medaljeve edhe me këtë sportist janë të mëdha.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments