Nga ndeshja ne ndeshje po shnderrohet ne nje lojtar shume te rendesishem. Madje edhe si golashenues duke shenuar gola me peshe qe i kane dhene pike te rendesishme Vllaznia. Braziliani Hygor Guimaraes Goncalves dje ka shenuar nje gol shume te bukur per kuqeblute ne ndeshjen e luajtur ne “Elbasan Arena” ndaj Kukesit. Ky ka qene goli i tij i trete per kete skuader dhe ai ndjehet shume i lumtur.

E ka shprehur kete gje edhe ne nje prononcim te dhene per mediat pas ndeshjes kur eshte shprehur: “Jam shume i lumtur, nuk mundem dot t’ua tregoj se sa i lumtur jam. Zoti mw bekoi mua me kwtw gol tw cilin ia dedikoj djalit tim, i cili para ndeshjes me kerkoi nje gol dhe Zoti beri qe une t’ia plotesoja kete deshire.

Kemi nje skuader te mire me lojtare te mire. Tek Vllaznia ka nje miks lojtaresh, te vjeter dhe te rinj te cilet po bejne mire. Jam i bindur se mund te bejme edhe me mire ne te ardhmen. Lojtaret kane shume besim ne vetvete. Kjo fitorja ndaj Kukesit do na ndihmoje te punojme edhe me mire.

Aktualisht jemi ne nje pozicion komod ne renditje por ka edhe shume ndeshje perpara. Gjithçka duhet ta ndjekim hap pas hapi. Fillimisht te mendojme per sfiden e rradhes me Partizanin per te cilen do kemi dy jave kohe ne dispozicion per ta pergatitur dhe shpresoj ta kalojme edhe ate me sukses”.

Hygor ka shenuar ne ndeshjen e pare te kampionatit, ate ndaj Laçit, golin e vetem qe i dha fitoren Vllaznise, ka shenuar javen e kaluar golin e katert ndaj Skenderbeut ndersa dje shenoi te tretin personal, nje gol shume te bukur me te majten ndaj Kukesit.
www.shkodrasport.com

Gy