I larguan dhe u larguan, por mendja dhe zemra e tyre është sërish tek Veleçiku. E kemi fjalën për dy prej lojtarëve të njohur të Veleçikut në gjithë këto vitet e fundit, mesfushorit Ervis Plishta dhe sulmuesin Denis Çokaj.

Ata ditën e djeshme kanë qenë të pranishëm në fushën sportive “Reshit Rusi” duke ndjekur Veleçikun në ndeshjen e Kupës përballë Flamurtarit dhe padyshim që janë gëzuar për fitoren e ish- skuadrës së tyre.

Ka qene fotografi Mikel Thepina qe na i sjell te dy ata permes nje shkrepje ne ambjentet e fushes sportive. Bashkë me ta ka qenë edhe një ish- futbollist tjetër i Veleçikut Paulo Markolaj dhe të tre ata duken të vëmendshëm në ndjekjen e ndeshjes.

Plishta dhe Çokaj janë të dy në moshën 29 vjeçare dhe kishin ende për t’i dhënë kësaj skuadre megjithatë tashmë mund të konsiderohen “ish”. Gjithsesi kjo nuk mund të hedhë poshtë kontributin e tyre shumëvjeçar për ekipin koplikas.
www.shkodrasport.com