Pas atij ndaj Teutes, Ildi Gruda ka shenuar serish. Kete here ndaj Dinamos, pikerisht golin e dyte per kuqeblute qe i kaloi ata ne avantazh dhe si rrjedhoje ai mori vlera te medha sepse ndihmoi ne fitoren 3-1 te Vllaznise.

Duke folur per mediat pas ndeshjes, numri 7 i shkodraneve eshte shprehur: “Jam i lumtur qe shenova serish dhe per me teper qe ashtu si ndaj Teutes, edhe kete here goli im ndihmoi Vllaznine te fitonte. E rendesishme eshte te vazhdoj te luaj mire dhe ta ndihmoj sa me shume skuadren me lojen dhe golat e mi”.

Sulmuesi anesor i Vllaznise nderkohe ka folur edhe per ndeshjen e fundjaves ndaj Tiranes per te cilen eshte shprehur: “Vijmë pas kësaj fitoreje dhe mendoj se situata është e mirë.

Menjëherë filluam që të mendonim për këtë takim. Kjo ndeshje mund të jetë për vendin e tretë direkt dhe për këtë ka edhe më shumë vlerë për të dyja ekipet. Një sfidë e vështirë, por jo e pamundur për t’u kaluar me sukses”.