Katastrofë! Humbja e djeshme ishte e 5-ta radhazi për Interin në shtëpinë e Genoas. Në 9 ndeshjet e fundit në kampionat, zikaltërit kanë marrë vetëm 10 pikë. Por, ajo që shqetëson më shumë është pikërisht mënyra e lojës që bën Interi.

Tashmë Spalletti rrezikon shkarkimin, edhe pse vetë trajneri e mohon një gjë të tillë.

“Ndihem i rrezikuar. Jo! Por, kjo nuk do të thotë se drejtuesit nuk do të marrin ndonjë vendim, apo nuk do të analizojnë punën time”, tha Spalletti, i cili shtoi, duke iu referuar autogolit të Ranocchias: “Kur ndodhin episode të atilla si ai i pjesës së parë, demoralizohesh.

Na duhej qetësi dhe ekuilibër. Skuadra nuk luajti keq në Genoa, por autogoli krijoi probleme. Duhet të kthehemi të luajmë në mënyrë serioze dhe të besojmë në potencialin tonë”, përfundoi trajneri i Interit./vipsport/