Zbulohet një emër i ri në ambientet e Interit për post-Handanoviçin. Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, klubi zikaltër ka vendosur sytë mbi Rui Silvën, portierin portugez të Granadës.

I transferuar në Spanjë në janarin e vitit 2017, 26-vjeçari është imponuar në mënyrë graduale në skuadrën spanjolle, derisa është shndërruar në një protagonist absolut, duke merituar edhe thirrjen në kombëtare.

Kontrata e tij është në skadencë dhe në horizont nuk ka diskutime për rinovimin: në qershor, pra, do të lirohet. Por, duke nisur që pas disa ditësh, nëse dëshiron, mund të firmosë për çdo skuadër. Mund të pritet që fati i tij të vendoset shumë shpejt. Siç dihet, si pasues i Handanoviçit kandidat i fortë mbetet Huan Muso, por Udineze për argjentinasin kërkon rreth 30 milionë euro. Edhe Kranjo, tjetër element në listë, ka një vlerë të rëndësishme kartoni të caktuar nga Kaljari.