Shtateshkurter, por shume e shkathet. Luan ne te majte, por po ben edhe mbrojtesen e qendres. Ka ardhur per pak kohe ndoshta, por po mbush vitin e tete qe eshte ne Shkoder. E kemi fjalen per futbollisten e Vllaznise Sara Maliqi. Ajo qe ka shkelqyer edhe ne kete sezon, duke dhene kontributin e saj ne kualifikimin historik ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes.

Gazeta “Shkodra Sport” e ka intervistuar Saren per te marre prej saj emocionet e perballjeve me emrat “BIG” te futbollit europian, kenaqesine qe po merr me Vllaznine, por edhe per synimet e se ardhmes. Per me shume, lexoni intervisten e numrit 6 te skuadres shkodrane dhene per gazeten tone:

– Sara, nje sezon enderrash ky per ju dhe Vllaznine? Luajten ne grupet e Champions dhe tashme shume prane titullit te 10-te kampion dhe vendosjes se yllit ne fanelle…

Ky ka qene nje sezon endrrash jo vetem per mua, por per te gjithe pjestaret e ekipit. Mund te them qe eshte deshira e realizuar qe prej vitesh kemi punuar, ajo per te cilen kemi derdhur djerse, ajo per te cilen disa lojtare edhe jane demtuar per te dhene me te miren dhe per te nxjerr ne pah shpirtin e sakrifices dhe karakterin e forte te ekipit. Nga ana tjeter, titulli i 10-te rradhazi eshte kurorezimi i nje pune te palodhshme nje rrugetimi me vershtiresi dhe plot emocion, keshtu qe ylli ne fanellen kuq e blu do te peshoje shume, ashtu si vete emri i ekipit.


– Si jeni ndier kur si mbrojtese jeni perballur me disa nga sulmueset me te mira te Europes? Ka qene e veshtire te luash kunder tyre?

Ka qene nje emocion i veçante te perballesh me te tre ato ekipe, pasi dihet qe jane ekipe elitare dhe kane lojtare te kushtueshme brenda tyre. Normal qe ka qene e veshtire dhe besoj ka qene tek ndeshjet e para kur nuk i njihnim shume mire levizjet e tyre, por me kalimin e kohes dhe ndeshjet e njepasnjeshme u be paska me e lehte per t’i markuar.

– Kush ka qene sulmuesja me e veshtire per t’u markuar?

Sam Kerr dhe Ramona Bachmann padyshim dy sulmueset, njera e Chelsea dhe tjetra e PSG, pasi ishin shume te levizshme dhe kishin aftesi shume te mira teknike.


– Do ju mbesin gjate ne mendje keto perballje me ekipet e Real, Çelsi e PSG?

Siç e thash edhe me heret keto jane ekipe elitare qe nuk te vjen mundesia shpesh per t’u perballur me to. Jane dhe do te mbeten gjate ne memorien time, pse jo edhe per t’ia treguar femijeve te mi eksperiencen e mrekullueshme qe une kam kaluar me kete ekip.


– E kishit enderruar ndonjehere se do luanit ne te tilla nivele?

Me plote gojen them qe po. Jo vetem enderruar, por e kishim qellim, pasi ne kur fillojme fazen ose sezonin i kemi objektivat e qarta keshtu qe edhe kete vit donim te realizonim diçka historike dhe ia dolem. Vllaznia ne shumicen e rasteve ose ne te gjitha rastet, ate qe e enderron, e fiton.

– Cila eshte momenti me i bukur nga keto perballje europiane te ketij sezoni?

Kishte shume momente te veçanta dhe te bukura ne kete perballje por do te veçoj golin qe ekipi une shenoi ndaj Realit. Duke qene dhe i pari per ne ne keto nivele ishte nje gezim i madh per te gjithe dhe nje sinjal qe Vllaznia nuk eshte ne keto nivele rastesisht.

– Po momenti me i veshtire?

Momenti me i veshtire mendoj qe ka qene per te gjithe ekipin, ne ndeshjen qe ne luajtem ne Londer kunder Chelsea. I gjithe stadiumi ishte i mbushur plot dhe gjysma ose me shume e tij ishte me tifoze shqiptare qe kishin ardhur per ne. Por nuk arritem t’ua shperblenim ashtu siç duhet pasi rezultati shkoi keq per ne. Ishte pak e veshtire qe ta perballoje mbas ndeshjes duke qene se nuk kishte ndodhur asnjehere pavaresisht se ata nuk e pane rezultatin dhe vazhduan mbeshtetjen deri ne momentet e fundit.


– Tani do t’i riktheheni kampionatit ku Vllaznia eshte prane titullit te 10-te kampion dhe vendosjes se yllit ne fanelle. E lumtur qe do te jesh pjese e historise se kesaj skuadre?

Ndoshta lojtaret edhe vete une do te terhiqemi nje dite nga futbolli i luajtur, por ai yll ne fanelle do te mbaje brenda pergjithmone emrat tane, si vajzat qe e shkruan kete histori dhe vendosen yllin e pare. Shume e lumtur qe do ngreme kupen e 10-te dhe do te numerojme sukseset tona te medha si ekip. Besoj jane emocione qe nuk pershkruhen me fjale.

– Çfare eshte Vllaznia tani per Sara Maliqin?

Vllaznia dhe Shkodra per mua jane shtepi e dyte. Kur une iki nga Kosova dhe vij ketu ndjehem njelloj sepse Vllaznia tani eshte nje familje e dyte edhe shume e madhe per mua. Familja qe nuk do te zevendesohet nga asnje ekip apo vend tjeter.


– Do te vazhdoni te jeni edhe per nje kohe te gjate pjese e kesaj skuadre?

Normal qe bashkepunimi me ekipin do te vazhdoje edhe pas gjithe ktyre sukseseve, por tani jemi te gjithe te fokusuar ne fitimin e titullit te 10-te.


– Do perseriten sukseset e ketij sezoni ne Europe edhe vitin e ardhshem?

Padyshim qe po, ne kemi krijuar rrjedhen dhe eksperiencen tone edhe ne Europe keshtu qe mendoj qe vit pas viti gjerat do te shkojne akoma me mire dhe ne do te punojme akoma me forte per ta çuar Vllaznine aty ku e meriton te jete, ne mesin e me te mirave te Europes.
Intervistoi: Gjergj KOLA

SHKODER, ALBANIA – OCTOBER 12: Sara Maliqi of K.F.F Vllaznia poses for a photo during the K.F.F Vllaznia UEFA Women’s Champions League Portrait session on October 12, 2022 in Shkoder, Albania. (Photo by Michael Campanella – UEFA/UEFA via Getty Images)