HomeKRYESOREINTERVISTA/ 'Talentja e vitit', Tafrruku: Nuk e prisja çmimin, sporti i notit...

INTERVISTA/ ‘Talentja e vitit’, Tafrruku: Nuk e prisja çmimin, sporti i notit shumë i veçantë

Nga Endri ÇINARI

Viki Tafrruku ishte një nga talentet që u vlerësua në këtë fundvit për vitin që po lamë pas. Notarja e ekipit të Vllaznisë u vlerësua nga “Shkodra Sport” për vitin 2023. Për gazetën ajo ka folur për këto emocione dhe vlerësime që ka marrë këtë periudhë. Ajo shton se këto arritje e bëjnë krenare, por edhe e motivojnë shumë për vitin e ardhshëm.


-Viki, si fillim urime për çmimin e fituar!

Ju falenderoj shumë për urimin dhe vlerësimin që mu bë nga “Shkodra Sport”.

-Si u ndjetë pas këtij vlerësimi?

Realisht shumë krenare, por ndoshta edhe e surprizuar pasi nuk është se i prisja. Patjetër që këto ditë kam marrë shumë urime, ku jam ndjerë shumë e vlerësuar.


-Sa e vështirë është të merresh me sportin e notit?

Kushdo që merret me sport i di vështirësitë në çdo disiplinë. Patjetër që duhen më shumë ambiente në qytetin e Shkodrës për këtë sport. Sepse është një sport i veçantë, të cilin e kam pasion shumë të madh.


-Në fund një dëshirë për vitin 2024?

Këtë vit dua të zhvilloj sa më shumë gara. Dhe pse jo të vendos edhe ndonjë rekord nëse mundem.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments