Lacio luan sot shansin e fundit në Europë, aty ku në Ligën e Europës e sheh veten në vendin e tretë dhe i duhet me doemos fitorja e njëkohësisht të shpresojë që Sëlltik të mundë skuadrën e Renes.

Skuadra italiane ka gabuar shumë në fazën e grupeve dhe tashmë rrezikon seriozisht eliminimin teksa Inzagi ka bërë edhe disa ndryshime.

Për ndeshjen në transfertën kundër Rene, Inzagi ka lënë jashtë Thomas Strakohësh dhe Milinkoviç-Saviç. Të dy futbollistët janë lënë për të pushuar pas ngarkesës së shumtë që kanë pasur, teksa një tjetër shqiptar ka zëvendësuar portierin Strakosha.

Në listën me futbollistët e grumbulluar për ndeshjen e radhës, është edhe Marko Alia. Portieri i talentuar i Primaverës, ka spikatur me të rinjtë e kësaj skuadre dhe shpesh herë, Inzagi e ka grumbulluar me ekipin e parë dhe njëkohësisht është stërvitur me ekipin e parë. /VipSport/