Mbrëmjen e kaluar u luajt akti final i Ligës së Kampionëve në mes Real Madrid dhe Liverpul. Kupa u ngrit lart si fitues nga Real Madrid, ndërsa në rrjete sociale kanë nisur memet.

Në disa foto, nga tifozë anglezë, kryeministri Edi Rama konsiderohet si “tersi”. Kjo, pasi ne disa foto në rrjetet sociale, ai shfaqet me një xhup me stemën e Liverpul.

Në këtë linjë, nuk ka minguar as ironia e Ismet Drishtit, regjisor dhe pronar i “Zjarr TV”. Në profin e tij në Facebook, Drishti shkruan:

”Pashë hatrin e zotit mos vish të martën ndonjë rrobë me simbolet e Vllaznisë se kemi finalen e kupës me Laçin! Ose më mirë vish fanellën e Laçit!”.

Me humorin që e karakterizon, Drishti druhet se mos Rama kthehet edhe ne një lloj tersi për Vllazninë, duke ditur se ndeshja e Kupës është vendimtare për kuqeblutë. Megjithatë nuk ka vend për panik, Rama asnjëherë nuk është shfaqur si tifoz i Shkodrës, as në sport./shkodraweb/