Ish-mesfushori i Vllaznisë, Elom Nijavexhi është bashkuar me Partizanin. 24-vjeçari nga Togo, u aktivizua 13 ndeshje me fanellën e skuadrës shkodrane 2 sezone më parë, teksa tashmë do të jetë në provë te “Demat e Kuq”.

Nijavexhi, ndodhet në stol, në miqësoren e sotme që Partizani zhvilloi ndaj Teutës në “Niko Dovana”. Futbollisti së fundmi ishte pjesë e një klubi çek, që militon në ligën e tretë të quajtur Usti nad Labem.

Ai qendroi vetem 6 muaj te Vllaznia, por nuk arriti te lere gjurme dhe si rrjedhoje, palet vendosen te nderpresin bashkepunimin. Por futbollisti nga Togo duket se ka deshire te luaje serish ne Shqiperi dhe tashme po tenton ta beje kete gje me Partizanin.

Ai luan ne rolin e lojtarit te krahut te majte dhe ka qene edhe pjese e kombetares se Togos, por me kalimin e viteve gjerat moren rrjedhe tjeter dhe karriera e lojtarit nuk ka ardhur ne rritje. Fillimisht luajti ne Mal te Zi me ekipin e Zetes e me pas erdhi te Vllaznia, por u largua shpejt prej saj pa lene gjurme.

Tashme Nijavexhi do te tentoje te binde drejtuesit e Partizanit, por kuptohet qe nuk do te jete e lehte sepse edhe koha ne dispozicion eshte e paket ngaqe javen e ardhshme nis kampionati./SHKODRA-SPORT.COM/