Marco Molla luajti me sukses me Italia U17 ne Kampionatin Boteror, Andrea Ndoj perfaqesoi me dinjitet Greqia U17 ne ndeshjet eliminatore te Kampionatit Europian, nderkohe qe numri i shkodraneve qe luajne me kombetaret e vendeve te tjera shtohet gjithnje e me shume.

Por numrin me te madh te tyre me shume mundesi e ka kombetarja U15 e Irlandes. Siç kemi shkruar edhe me perpara, pjese e kesaj kombetareje kane qene kohet e fundit dy futbollistet me origjine nga Shkodra dhe pikerisht Kevin Zefi dhe Justin Ferizaj. Por nga sot atyre u eshte bashkangjitur edhe Rocco Vata, djali i ish- futbollistit Rudi Vata.

Ka qene ky i fundit qe permes nje interviste dhene per mediat britanike ka shpjeguar edhe arsyen e kesaj zgjedhje te djalit te tij. Dhe Rocco ka zbritur menjehere ne fushe.

Irlanda U15 eshte duke luajtur sonte ne Galway nje ndeshje me kombetaren e Polonise. “Shkodra Sport” ka siguruar listen e lojtareve te grumbulluar nga trajneri per kete ndeshje dhe ne te siç e shikoni me poshte, jane edhe tre futbollistet shkodrane, Zefi, Ferizaj e Vata.