Vetëm 24 vjeç por prej më tepër se dy vitesh ka marrë përsipër një detyrë shumë të bukur por njëkohësisht edhe të rëndësishme: Atë të drejtimit të Akademisë së gjimnastikës Vllaznia. E kemi fjalën për Izmir Kashin i cili këtë sport e ka traditë familjare ngaqë i ati- Latifi, ka qenë një nga gjimnastët e njohur të Vllaznisë dhe Partizanit.

Trajneri i Akademisë Vllaznia, në një prononcim për gazetën “Shkodra Sport” shpreh arsyet pse mori përsëripër këtë detyrë dhe njëkohësisht ka bërë të qartë edhe objektivat që synon të arrijë.

– Izmir përshëndetje. Çfarë ju shtyu të merreshit me gjimnastikën, apo tradita familjare?

– Gjimnastiken e kam pasur pasion gjithmone dhe jam stervitur rregullisht qe ne femijeri. Kjo fale edhe babait qe ka qene gjimnast i ekipit te Partizanit dhe ekipit te Vllaznise. Per disa vite me rradhe kam qene sportist i ekipit te gjimnastikes, me pak fjale mund te themi qe eshte tradite familjare.

– Pse i thatë “po” ofertës së drejtuesve për të punuar tek Akademia e Gjimnastikës Vllaznia?

– Te jesh drejtues i ekipit te vllaznise per mu ka qene nje privilegj i veçante dhe per kete arsye nuk mund ta refuzoja, edhe pse nje detyre e tille kerkon nje perkushtim dhe kujdes shume te madh per te arritur rezultate te larta.

– A ka interes nga të rinjtë dhe të rejat për t’u marrë me gjimnastikë?

– Kerkesa per te qene pjese e ekipit te Vllaznise po rritet çdo dite e me shume sepse te gjithe e kuptojne rendesine qe ka gjimnastika tek metabolizmi i njeriut dhe ky sport sherben si pergatitje per çdo sportist te çfaredo lloj sporti. Dhe me shume deshire i mirepresim te gjithe ata qe kane deshire te jene pjese e Akademise tone.

– Cilat janë elementët kryesorë që po spikasin aktualisht?

Ne ekipin tim konkurenca i ben sportistet te jene me te perkushtuar ne stervitje. Rezultatet deri me tani jane pozitive. Une nuk dua t’i veçoj asnjeren prej tyre. Por nderkohe, po ndalem tek disa prej tyre: Larisa Mugri, Merilin Islami, Ruejda Golemi, Gresa Dragani, Klea Marku, Glenda Brahimaj, Sara Moleci, Eden Alivodaj, Eliza Bushgjokaj, Luida Beci, Alea Miloti. Keto vajza moren çmimin e pare ne nje tabllo gjimnastikore ne disiplinen e akrobacise.

– Çfarë rezultatesh keni arritur deri më tani që jeni në drejtimin e Akademisë?

Ne ekipin e te rriturave mbajme vendin e pare ne kampionatin kombetar e po ashtu edhe ne ekipin e te rejave te cilat kane prespektiva shume te mira.

– Cilat janë objektivat për të ardhmen?

Objektivat per te ardhmen kuptohet qe jane te medha. Duam te jemi pjese edhe e garave nderkombetare dhe te motivojme shume te rinj te tjere te jene pjese e sportit te bukur te gjimnastike.

– Faleminderit dhe suksese ne punen tuaj..

– Te falenderoj ty per intervisten.
Intervistoi: Gjergj KOLA