Ndonese e ka mbyllur vitin 2023 si “kampione dimri” tek Egnatia priten jo pak ndryshime ne merkaton e janarit. Zera te ndryshem flasin edhe per nje mundesi largimi te trajnerit Tetova i cili pelqehet nga Dinamo, nderkohe qe priten edhe largime dhe afrime lojtaresh.

Mësohet se qendërsulmuesi Gytis Paulauskas ka marrë një ofertë joshëse nga një klub i Superligës së Ukrainës, emri i të cilit për momentin nuk bëhet publik për shkak bisedimesh.

Edhe lituanezi pritet të largohet për një shumë që ka caktuar si dëmshpërblim klubi rrogozhinas për ta lënë të lirë. Me largimin e tij dhe Isgandarlit, Egnatia do të futet në merkato për t’i zëvendësuar sa më shpejt. Por tashme eshte fakt i kryer edhe largimi i Mustes dhe ndoshta mund te largohet edhe ndonje futbollist tjeter.

Nderkohe Egnatia siç eshte bere e ditur para pak ditesh ka zyrtarizuar afrimin e nje sulmuesi nga Kosta Rika, por perpos tij pritet të mbërrijë edhe një tjetër, i cili së fundmi ka luajtur në Spanjë. Drejtuesit janë të prirur për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjet, pasi edhe koha nuk pret, duke qenë se Superiroja do të rinisë më 13 janar. Egnatia kryeson kampionat me 5 pikë më shumë se Partizani.