Superiorja rikthehet të shtunën, më 4 prill, me dy duelet më të rëndësishme të javës së 26-të të kampionatit. Skenën fillimisht e merr përballja mes Vllaznisë kryesuese dhe Partizanit pretendent për titull, që ka vetëm dy pikë më pak se shkodranët.

Kjo ndeshje luhet prej orës 13:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa tri orë më pas Teuta pret Laçin, në një tjetër finale të kësaj jave të kampionatit. E diela më pas ka tre duele të tjera.

Tirana, pas fitores në Laç, duhet të mposhtë Apoloninë e vendit të fundit dhe të shpresojë që rivalët të ngecin në ndonjë barazim mes tyre dhe pse edhe të futet në garë për titullin kampion.

Në fierakët luajnë në orën 13:00, njëkohësisht me duelin për mbijetesë mes Bylisit dhe Kastriotit në Ballsh. Skuadra e Dovedan ka shansin që t’i afrojë krutanët në vallen e zonës së ftohtë.

Kjo javë mbyllet me Kukësi-Skënderbeu, me verilindorët që duan tre pikë qetësie. Korçarët nga ana tjetër i kanë jetike pikët, nëse nuk duan të përshëndeten shumë shpejt me Superioren. /abcnews/

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26

E shtunë, më 3 prill 2021

Ora 13:00 | Vllaznia-Partizani

Ora 16:00 | Teuta-Laçi

E diel, më 4 prill 2021

Ora 13:00 | Tirana-Apolonia

Ora 13:00 | Bylisi-Kastrioti

Ora 16:00 | Kukësi-Skënderbeu