Ka rënë poshtë ankimimi i Juventusit në lidhje me titullin kampion të vitit 2006, që Federata Italiane ia dha Interit, pas skandalit të Kalçopolit. Kasacioni ka lënë në fuqi vendimin e marrë 12 vite më parë.

Gjyakata e Apelit të Romës kishte pranuar ankesën e Juventusit, që pretendonte për defekte juridike nga gjykatësit e shtetit.

Por Kasacioni ka konfirmuar po atë vendim të dhënë më parë dhe Juventusi ka marrë tashmë edhe “JO”-në e fundit për titullin e shumëpërfolur, që mbetet i Interit.

Ne kete menyre, tashme Juventusi perfundimisht duhet t’i beje llogarite pa kete titull kampion. Kuptohet qe drejtuesit por edhe tifozet e kesaj skuadre nuk jane dakord me kete gje, por ky eshte vendimi perfundimtar.