Myrto Uzuni arriti që të realizonte tre gola në përballjen e Granadas ndaj Villareal B.

Një fitore 3-0 që pa si protagonist absolut këtë sulmues. Pas këtyre realizimeve, Uzuni nuk ka arritur të tund rrjetën në përballjet e fundit me Andorra dhe Eibar.

Për më tepër edhe vetë Granada nuk ka shënuar dot asnjë gol, duke pësuar dy humbje.

Megjithatë është pikërisht ky sulmues që kryeson listën e golashënuesëve në La Liga 2 me 4 gola pas 5 javëve.