Tek Kukesi nuk ka qetesi. Ardhja e trajnerit Gega ne krye te pankines se tij duket se do te sjelle levizje te medha ne organiken e lojtareve qe mbyllen sezonin e fundit teksa jane disa futbolliste qe duan te largohen.

Filip Gligorov pritet të jetë i larguari i radhës nga Kukësi. Mbrojtësi 28 vjeçar i cili me pare ka luajtur edhe me Vllaznine, u bashkua me verilindorët në janarin e këtij viti duke lënë Partizanin, ndërsa Gol.mk bën me dije se paçka kontratës, maqedonasi nuk ka vend në ekipin e Skënder Gegës.

Me një karrierë të gjatë në vendlindje dhe ne futbollin shqiptar, Gligorov ka tre opsione për të vijuar karrierën. Në Shqipëri me një tjetër skuadër veç Kukësit, në Maqedoninë e Veriut dhe një ofertë nga Qipro që duket se e ka tunduar.

I vlefshëm në dy krahët e mbrojtjes, në Superligën tonë Gligorov ka luajtur me Vllazninë, Partizanin dhe Kukësin, aty ku është ende nën kontratë. Kujtojmë se De Lucas, Xhika dhe Marku e kanë mbyllur zyrtarisht me verilindorët