Vllaznia zyrtarizoi dje largimin e drejtorit sportiv, Matko Djarmati. Kroati në dy vitet e ndryshimeve te shkodranët ka qenë truri i merkatos, teksa ia doli që me kuqeblutë të shijojë dy Kupa të Shqipërisë.

Veç Matkos, te Vllaznia e ka mbyllur edhe Mickael Panos. Mesfushori francez gjashtë muajt e fundit i kaloi në Shkdoër, duke mos marrë hapësira. Vetëm 43 minuta në fushë për 25 vjeçarin, që e ka mbyllur me Vllazninë, paçka se ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Panos u mendua te ishte nje perforcim i rendesishem per mesfushen e kuqebluve por ne fakt nuk u preferuar asnjehere ashtu si duhet nga te tre trajneret qe e drejtuan kete skuader ne sezonin e ri.

Si rrjedhoje, divorci i tij me kuqeblute ishte mese i pritshem dhe ndoshta madje edhe i vonuar. Veç tij, edhe Krymi është larguar nga Shkodra, ndërsa në fundin e kontratës janë gjysma e skuadrës titullare.