Java e 26 në Superiore pritet të dhurojë shumë emocione duke parë kalendarin e skuadrave. Në këtë javë spikat derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo.
Ekipi i Orges Shehi i ka dhënë një goditje të fortë kampionatin pas fitores me Vllazninë dhe është shumë pranë fitimit të titullit. Dinamo nga ana tjetër është në krizë rezultatesh, por dhe atmosfera nuk është ndër më të mirat pas largimit të trajnerit Bledar Devolli. Ndeshja luhet në datën 19 mars.
Në të njëjtën ditë luhen dhe dy ndeshje të tjera. Egnatia-Vllaznia dhe Kastrioti-Partizani. Në të parën shkodranët vijnë në momentin më të vështirë të sezonit. Humbja me Tiranën dhe shkarkimi i Tomas Brdariç mund të ndikojë në ecurinë e skuadrës në ndeshjet në vijim.
Në sfidën tjetër Partizani do të lërë pas barazimin me Egnatian, por Kastrioti që prej ardhjes së Emiljano Çelës ka treguar që është një ekipi që nuk duhet nënvleftësuar.
Në datën 20 luhet dy sfidat e fundit, Laçi-Teuta dhe Skënderbeu-Kukësi. Sfida që priten të prodhojnë emocion duke parë rezultatet respektive në javën që lamë pas, por dhe renditjen klubeve
KALENDARI I JAVËS SË 26
19 MARS
13:45
EGNATIA-VLLAZNIA
KASTRIOTI-PARTIZANI
16:45
TIRANA-DINAMO
20 MARS
13:45
LAÇI-TEUTA
16:45
SKËNDERBEU-KUKËSI