Llambi Pasku dhe Eglantina Shabanaj janë shpallur kampionët e Shqipërisë për vitin 2018 në sportin e shahut, në përfundim të kampionatit individual të skakierës që u zhvillua për 10 ditë me radhë në kryeqytet.

Për meshkuj, në fazën finale morën pjesë 10 shahistët më të mirë, ndërsa për femra 6 shahistet më të mira, që dhuruan sfida me emocione.

Llambi Pasku zuri vendin e parë për meshkuj në përfundim të kampionatit, duke grumbulluar 8 pikë, ndërsa i dyti, me 7,5 pikë, u klasifikua Franc Ashiku. I treti u rendit Gëzim Noka me 7 pikë.

Te dy keta te fundit jane shahiste shkodrane te cilet kane qene konkurrente te forte per t’u shpallur kampione por ne fund nuk ia dolen duke zene vendin e dyte dhe te trete.

Te femrat, kampione e vendit u shpall Eglantina Shabanaj, që grumbulloi 8 pikë, në vendin e dytë u rendit Bruna Tuzi me 6.5 pikë dhe në të tretin Alda Shabanaj me 6 pikë.