Kategoria e Parë luan ditën e sotme javën e 23-të, me të gjitha skuadrat që zbresin në fushë në orën 15:00, përveç Lushnjës, e cila duhej të përballej me Tërbunin, por pas dënimit të kësaj të fundit, do e fitoj këtë takim 0-3 në tavolinë.

Skënderbeu pret në Korçë Korabin në një duel që do të ndikojë shumë në renditje. Korçarët kërkojnë të ruajnë pozitat në vendin e parë, ndërsa skuadra e Kumbarçes kërkon që të qëndrojë në zonën “play-off”.

Në Kamzë Dinamo do të presë Besën në një tjetër sfidë mjaft interesante të kësaj jave. Të dyja skuadrat kanë si objektiv Superiores, por “Nëndetësja” kërkon një nga dy vendet e para.

Flamurtari luan në transfertë përballë Burrelit, me kuqezinjtë që duken favoritë.Tre përballjet e tjera janë Tomori-Apolonia, Besëlidhja-Luzi dhe Oriku-Turbina.

NDESHJET:

SKËNDERBEU – KORABI 15:00

DINAMO – BESA 15:00

BURRELI – FLAMURTARI 15:00

TOMORI – APOLONIA 15:00

BESËLIDHJA – LUZI 2008 15:00

ORIKU – TURBINA 15:00

TËRBUNI 0–3 LUSHNJA (Në tavolinë)