MFC Panthers e ka mbyllur me humbje fazen e grupeve te “Sunday League”, megjithate ka arritur te siguroje kualifikimin per ne fazen play-off ku sigurisht qe do te kete pretendime serioze.

Në ndeshjen e javës së 17-të, të fundit për fazën e grupeve, që u zhvillua dje në kryeqytet, ajo eshte mundur me rezultatin 0-4 ndaj ekipit kryesues te kampionatit Prestige.

NDESHJA – Ndonëse për Prestige kjo përballje kishte më tepër vlerë statistikore, skuadra nuk e uli aspak dozën e përqendrimit, duke e kthyer në një test shumë të mirë para fazës me eliminim direkt.

Kështu që në minutat e para Prestige nisi menjëherë ofensivën drejt portës rivale, ndërsa shkëndijën e parë e dha Biba, por pa mundur që të gjente kuadratin. Më pas provoi edhe Fuçia, megjithëse pa sukses, por goli do të ishte vetëm çështje kohe për të. Mehja tentoi për Panthers, por topi shkoi jashtë, pranë shtyllës pingule.

Baraspesha në fushë zgjati vetëm 11 minuta, atëherë kur Fuçia me një veprim të bukur akrobatik shndërroi në gol me gjysmëroveshatë një pasim të marrë nga Ademi. Lojtarët e Panthers protestuan për pozicion jashtë loje, por për anësorin gjithçka ishte e rregullt.

Me rezultatin 1-0 për Prestige u mbyll edhe pjesa e parë e takimit, ndërsa edhe fraksioni i dytë startoi nën diktatin e skuadrës së Eldiano Topit. Spikati sërish Fuçia, i cili ishte tepër aktiv, duke shkaktuar panik konstant në radhët e kundërshtarëve.

Në të 37-ën, Prestige gjeti edhe golin e dytë, që kishte sërish për autor Fuçinë. Një trekëndësh perfekt, i nisur nga Shima, i cili vertikalizoi bukur për Ademin. Ky i fundit asistoi për Fuçinë, që nuk e kishte aspak të vështirë ta shtynte topin në rrjetë.

Në të 45-ën Fuçia kompletoi tripletën personale, teksa finalizoi saktë një aksion të rrjedhshëm, duke i thelluar shifrat në 3-0 për Prestige. Ndërsa një minutë më vonë, Klejdi Branica pas një asisti të marrë nga Fuçia, nuk fali para portës për të vulosur shifrat 4-0.

Në minutat e fundit, skuadra Panthers kishte mundësinë më të mirë për golin e nderit, teksa fitoi një penallti. Por portieri Dashnor Cara u thotë “jo” edhe nga pika e bardhë, duke e neutralizuar goditjen e Milës. Ketu mbyllet gjithçka me fitoren 4-0 te Prestige.

Javen e ardhshme do te nise faza play-off me eliminim direkt ne te cilen marrin pjese 16 skuadrat me te mira te vendit dhe sipas kalendarit te percaktuar MFC Panthers do te ndeshet me ekipin Nova ku padyshim qe synoje fitoren dhe kualifikimin ne çerekfinale.

Kështu gjithçka mbyllet me pokerin e Prestige, ndërsa tashmë Sunday Leagua është gati për pjesën e nxehtë te sezonit, fazën me eliminim direkt.