Ditën e sotme, janë luajtur ndeshjet e kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore, për grupmoshën U13.

Në këto ndeshje, është prodhuar një humbje për ekipin e Shkodrës, që është pjesëmarrëse në të. Kështu, shkodranët u mundën me rezultatin 2-3, duke luajtur në fushën sportive “Zmijani” ndaj Internacional Tiranës.

Dy prej golave të Shkodrës në këtë takim mbajnë firmën e Gucijës dhe Halilit, megjithatë këto gola u zhvlerësuan nga tre golat e tjerë të Internacionalit.

Përfundimisht, 2-3 për Internacionalin, me Shkodrën, e cila me këtë humbje mbetet në kuotën e 16 pikëve, duke mbajtur vendin e gjashtë në renditje, pas kësaj jave.

Ecuria e Shkodra U13 nuk ka qenë fort e mirë, pasi kjo skuadër ende nuk po del në lojërat e saj dhe tek rezultatet pozitive. Megjithatë, në ndeshjet e ardhshme pritet kthesa e tyre, sepse elementin e ka.

Maringlen ZHIVANI