Ditën e sotme, ka luajtur ekipi U19 i Shkodrës, të cilët janë ballafaquar me ekipin e Internacional Tirana. Kjo ndeshje e prapambetur u luajt në fushën sportive “Zmijani”, teksa ka përfunduar me humbjen e skuadrës së Shkodrës.

Skuadra kryeqytetase e Internacional Tiranës arriti të triumfojë në këtë ndeshje me rezultatin e ngushtë 0-1, pas një 90-minutëshi të luftuar.

Kështu, në pjesën e parë nuk do kishte gola, pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, por në pjesën e dytë gjithçka do të ndryshonte në favor të Internacional Tiranës.

Kur ndeshja po i afrohej minutës së 65-të, Internacionali bëri goditjen e parë, duke realizuar golin e parë të takimit dhe duke kaluar në avantazh, pasi Talebi goditi saktë, duke mundur portierin e Shkodrës, Tafa.

Kështu, deri në minutat e fundit, rezultati nuk ndryshoi me Internacional Tiranën, që e fitoi gjithë takimin me shifrat 0-1. Pas kësaj ndeshjeje, Shkodra U19 renditet në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit, me vetëm 10 pikë.

Maringlen ZHIVANI