HomeKRYESOREKlejdi Paloka shënon sërish për Vllaznia U17. Çfarë goli ndaj Shënkollit! (VIDEO)

Klejdi Paloka shënon sërish për Vllaznia U17. Çfarë goli ndaj Shënkollit! (VIDEO)

Vllaznia U17 është rikthyer dje tek fitorja teksa ka mundur dje Shënkollit me rezultatin 3-2 në një ndeshje që dhuroi shumë momente interesante. Gola të bukur, kartona të kuq, 11-metëersha dhe madje edhe tension. Por ajo që ka rënë në sy ka qenë golat e bukur që ka shënuar ekipi shkodran.

Spikat sidomos ai i lojtarit Klejdi Paloka i cili shënoi nga një distancë e largët në një goditje dënimi. Ky futbollist në ndeshjen e djeshme ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit sepse konsiderohet një lojtar i rëndësishëm për ekipin.

E ka filluar sezonin si mbrojtës, për nevoja të ekipit trajneri Bizi e aktivizoi në sulm ndërkohë që dje ka luajtur në mesfushë.

Ecuria e këtij lojtari në këtë kampionat ka qenë e mrekullueshme sepse në tetë ndeshje që ka luajtur, ka shënuar plot 9 gola, me një mesatare të kënaqshme. Shikoni në videon e mëposhtme golin e shënuar në ndeshjen e Shënkollit:
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments