Që prej pasdites së djeshme, largimi i trajnerit Mirsad Jonuz ka qenë kryelajmi në të gjitha mediat sportive. Kjo ngaqë ishte një largim i papritur dhe ka krijuar jo pak probleme në kampin shkodran.

Për këtë arsye, gazetarët kuptohet që kanë dashur të marrin opinion edhe nga klubi Vllaznia për këtë çështje dhe nëse dje ndoshta nuk ishin ende gati për të thënë diçka ngaqë largimi i Jonuz erdhi i papritur edhe për ta, sot u mendua se do të kishte një reagim zyrtar.

Por më kot. Nga zyrat e klubit nuk ka dalë asnjë reagim, deklaratë apo komunikatë. Çdo gjë është kaluar në heshtje sepse kështu kanë menduar se do të jetë më mirë për të përballuar këtë situatë të krijuar.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse largimi i Jonuz do të ketë ndikim tek skuadra apo jo. Por, përderisa ai nuk e pa të arsyeshme të vazhdojë më tej punën e tij me skuadrën, më mirë që u lejua të largohej sepse kuptohet që ai nuk ka qenë i qetë dhe nuk e ka patur shumë mendjen tek puna me Vllazninë.