Kombëtarja e femrave arriti të merrte një pikë historike në Varshavë përballë Polonisë. Kjo ishte hera e parë që Kombëtarja arrinte deri në fazën e dytë kualifikuese për Botërorin.

Pas atij barazimi, skuadra është rikthyer në Shqipëri ku do të luajë përballë Bjellorusisë të martën.

Në lidhje me këtë sfidë, para medieve ka dalë trajneri Armir Grima dhe kapitenia e femrave, Albina Rrahmani.

Tekniku kuqezi shprehet se është rritur besimi ën skuadër dhe se Shqipëria do të luajë për fitore në ndeshjen ndaj Norvegjisë.

Ai tha se e njohin mirë kundërshtarin pasi edhe në ndeshjen e parë kanë zhvilluar lojë të mirë pavarësisht humbjes.

“Mendoj se barazimi në Poloni është fryt i një pune të skuadrës gjatë gjithë kësaj kohe. Skuadra më ka dhënë sinjale shumë të mira gjatë gjithë kësaj periudhe dhe të martën në fushë do të futemi për ta fituar ndeshjen.

Kemi besim se mund t’ia dalim. E njohim këtë kundërshtar, pasi jemi ndeshur edhe në takimin e parë në fushën e tyre ku kemi bërë një paraqitje shumë të mirë.

Skuadra po rritet në lojën e saj dhe kjo më pëlqen. Shoh një dëshirë të madhe te vajzat për të arritur drejt suksesit të parë në grup dhe mundësitë janë”, u shpreh tekniku Grima.

Kapitenia e skuadrës u shpreh se barazimi në Poloni ka rritur besimin dhe ka forcuar skuadrën psikologjikisht.

“Pika e marrë në Poloni na ka rritur shumë psikologjikisht.Kemi punuar shumë dhe do të jemi në fushë për ta fituar atë ndeshje. Uroj dhe shpresoj shumë edhe me mbështetjen e publikut tonë”, përfundoi Albina Rrahmani.

Ndeshja përballë Bjellorusisë do të luhet ditën e martë në stadiumin “Elbasan Arena”, duke filluar nga ora 16:00 dhe hyrja do të jetë e lirë për të gjithë. /vipsport/