Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar sot në Shkodër mbledhjen e parë të Komitetit Ekzekutiv për vitin 2014. Ka qenë insistimi I anëtarit të kësaj kryesie, Gjergj Leqejza, që e ka mundësuar këtë mbledhje në qytetin tonë. kanë marrë pjesë në këtë mbledhje të gjithë anëtarët e kryesisë të cilët kanë diskutuar në lidhje me pikat e rendit të ditës. Ai që ka hapur mbledhjen, ka qenë presidenti I Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, I cili ka shpjeguar se olimpizmi shqiptar do t’I hedhë sytë në mbështetje të sportistëve cilësorë shkodranë. “Kjo është mbledhja e parë e kryesisë së KOKSH për këtë vit dhe kemi menduar që mbledhjet herëpashere t’i zhvillojmë në rrethe të ndryshme. E nisëm nga Shkodra jo më kot sepse është djepi i sportit shqiptar dhe për këtë falenderojmë anëtarin e kryesisë, z. Gjergj Leqejza për organizimin e bërë. Premtojmë se do bëjmë më të mirën për sportin dhe natyrisht që do ketë një mbështetje të fuqishme për të gjithë sportistët cilësorë”- ka thënë presidenti Bezhani.Ndërkohë, anëtari I kryesisë së Këtij komiteti, Gjergj Leqejza, duke folur për mediat, ka falenderuar drejtuesit e këtij institucioni për zhvillimin e kësaj mbledhje në Shkodër, çka tregon edhe vlerësimin për sportin e këtij qyteti. “Ju falenderoj që pranuat ftesën për ta zhvilluar këtë mbledhje të parë në Shkodër sepse ky qytet ka qenë magazina e të gjithë ekipeve kombëtare. Jam i bindur se Komiteti Olimpik do t’i mbështesë siç duhet sportistët cilësorë të këtij qyteti sepse ata e meritojnë”- ka thënë ai. Ka folur shkurt edhe zëvendëspresidenti i KOKSH, Gjergj Rruli, njëkohësisht edhe president i Federatës Shqiptare të Atletikës. “Meqë jemi në Shkodër po ju jap lajmin se një nga sportistët më të mirë të këtij qyteti por edhe të Federatës që unë drejtoj, pikërisht atleti Izmir Smajlaj, do të stërvitet për dy muaj në një nga qëndrat më të mira olimpike të Europës”- ka thënë ai. Në pikat e rendit të ditës, ka qenë diskutimi për organizimin e delegacionit dhe pjesmarrjes në Lojërat Olimpike të Soçit, organizimi I seminarit Mirëqeverisja e Organizatave sportive, organizimi I dy sesioneve të Akademisë Olimpike dhe partneriteti I Komitetit Olimpik në Konferencën e dytë kombëtare sporti për të gjithë.
Gjergj KOLA