Në vigjilje të sfidës së Kupës FA kundër Brajtonit, Antonio Konte përshëndeti afrimet e merkatos së janarit nga Juve, Kulusevski dhe Bentankur dhe i lëshoi një shigjetë presidentit Daniel Levi për shitjet në janar:

“Ishte e çuditshme që në janar të largosh 4 lojtarë në huazim dhe të shesësh një (Dele Alin). Do të thotë që ndoshta duhet të analizosh atë që ke bërë në të shkuarën.

Dhe ndoshta për të kuptuar se janë bërë gabime. Zakonisht duhet të blesh lojtarë për të forcuar skuadrën.

Por, nëse huazon futbollistë të cilët i ke blerë në 2-3 vitet e fundit, do të thotë se ndoshta ke bërë diçka të gabuar në të shkuarën”, u shpreh tekniku italian në konferencë.