Skuadra e Teutës duket se është shndërruar në një kantier ndërtimi në këtë sezon futbollistik. Djemtë e Detit deri më tani ka bërë merkato vetëm në dalje, ndërsa në atë në hyrje ende asnjë zhvillim.

Burime për Newsport.al pranë klubit durrsak bëjnë me dije se Renato Arapi pritet të largohet nga klubi i Teutës.

Drejtori sportiv i durrsakëve do të mbetet sërish në Superiore. Emri i klubit të ri nuk preferohet të bëhet i ditur, megjithatë eksperienca e tij në elitë do t’i shërbente çdo ekipi.

Pas shkarkimit dhe riemërimit të Martinit në krye të Teutës, situata nuk duket se është e njëjta në ambientin durrsak./newsport/