Kukësi vazhdon të mos ndalet. Ai ka mundur sot Besën me rezultatin e pastër 3-0 dhe me këtë fitore, është ngjitur në kuotën e 18 pikëve duke qenë i dyti në renditje pas Skënderbeut. Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Armando Cungu ka arritur në këtë mënyrë të dhjetin rezultat pozitiv në po kaq javë kampionat duke mos pësuar ende asnjë humbje. Ndaj Besës pasditen e sotme, kanë shënuar tre gola në pjesën e dytë me autorë Biskup, Popoviç dhe Prognin. Në Kukës ka patur festë por edhe në Shkodër sepse tashmë në këtë qytet shumë tifozë janë bërë me këtë skuadër nisur nga fakti që ajo drejtohet nga një treshe trajnerësh shkodranë. Nga ana tjetër, në ndeshjen Laçi- Tomori që ka përfunduar 4-3 për vendasit, bien në sy tre golat e shënuar nga futbollistët shkodranë. Erjon Hoti ka shënuar dy herë ndërsa tjetrin e ka shënuar Vucaj. Në këtë mënyrë edhe në dy ndeshjet e sotme, trajnerët dhe futbollistët shkodranë që luajnë për ekipet  e tjera janë shfaqur sërish si protagonistë.
www.shkodrasport.com