Albi Alla është zyrtarisht lojtar i Laçit. Klubi e ka prezantuar përmes rrjeteve sociale, me një kontratë të vlefshme për dy vite.

Alla vjen pas eksperiencës në Kinë, ndërsa më parë ka dhënë kontributin e tij për skuadrat me emër në Superiore, si Flamurtari, Kukësi dhe Bylis.

Alla kthehet në Shqipëri pas 3 viteve. Ky transferim shihet si i duhur në qendrën e mbrojtjes, pas largimit të Renato Malotës. Kujtojmë se Malota mban tashmë veshur fanellën e Egnatias.

Postimi i Laçit:

KF Laçi njofton se ka nënshkruar me mbrojtësin Albi Alla për 2 sezone. 29-vjeçari ka luajtur më parë në Superiore me Bylisin, Kukësin e Flamurtarin, ndërsa dy vitet e fundit është aktivizuar në Kinë. I urojmë suksese Allës me fanellën bardhezi. Para Laçi!