HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARELAJMI I FUNDIT/ Presidenti Idrizi shkarkon të gjithë stafin teknik të Flamurtarit

LAJMI I FUNDIT/ Presidenti Idrizi shkarkon të gjithë stafin teknik të Flamurtarit

Barazimi ne shtepi ndaj Beses, i ka kushtuar shume stafit teknik te Flamurtarit. Sipas medias se shkruar, presidenti Idrizi ka shkarkuar të gjithë stafin teknik me në krye trajnerin Dritan Resuli dhe ndihmësit e tij, Lejdi Liçaj dhe Ditmar Bicaj.

Stërvitja e nisur pak minuta më parë është drejtuar nga drejtori sportiv, Alfred Ferko, si dhe ish-sulmuesi Andi Ribaj. Në orët në vijim pritet të merret një vendim për trajnerin që do të drejtojë Flamurtarin në pjesën e mbetur të sezonit.

Ne fakt ecuria e Flamurtarit as kete sezon nuk ka bindur askend dhe ndonese eshte ndertuar nje ekip per ne Superiore, deri tani nuk e ka justifikuar aspak kete gje me rezultatet e arritura.

Si rrjedhoje vlonjatet jane shume larg pretendimeve te tyre duke qene shume prapa Bylisit dhe Elbasanit, dy skuadrave qe kane krijuar shkeputjen dhe ndodhen me prane arritjes se ketij objektivi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments