“AS” shkruan se në garë për transferimin e tij ka hyrë edhe Barcelona.David Alaba mund të largohet nga Bayern Munich, pas përfundimit të këtij sezoni.E përditshmja sportive madrilène “AS” shkruan se në garë për transferimin e tij ka hyrë edhe Barcelona.

Madje, në titullin e lajmit për interesimin e klubit katalan për Alaban, “AS” ka publikuar titullin: “Bartomeu kërkon para për të hyrë në garë për transferimin e Alabas”.

Barcelona ka realizuar përforcime të mëdha në vitin e fundit me dy super blerjet e Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho së bashku me mbrojtësin Yerry Mina.Por, presidenti Josep Maria Bartomeu ka kthyer vëmendjen edhe tek Alaba, për sezonin e ri.