Askush nuk mund të bëjë më gjë tashmë pë të na e kthyer mes nesh. Agim Tafili na ka dhënë lamtumirën. Legjenda e çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar, ndër figurat më të mëdha të sportit, sot vjen sërish në Shkodër. Jo për gara, jo për trajner por për të bërë finishin e fundit. Do ta bëjë në qytetin e tij, pranë familjarëve, miqve dhe fansave të tij të shumtë. Shkodra do ta nderojë djalin e saj me një ceremoni të veçantë qe do organizohet pë t’i bërë homazhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe jo vetëm. Edhe ata që jane mrekulluar nga garat e tij, nga sukseset dhe gjithçka ka bërë kjo LEGJENDE. Ceremonia e varrimit bëhet nesër në Shkodër.