Skënderbeu luan nesër me Vllazninë në 16:45. Sfida vlen për javën e katërt të Superligës, ndërsa Liridon Latifi kthehet në Korçë pas katër vitesh, këtë herë si kundërshtar.

Të korçarët, 27 vjeçari shkëlqeu për dy sezone, duke kaluar më pas në Hungari pikerisht ne vitin 2017 kur firmosi per Puskas AFC, ndersa provoi te luante edhe me Sheriff Tiraspol.

Tanimë me fanellën e Vllazninë, prishtinasi do kërkojë të gjejë gola të tjerë në shtëpinë ku u bë yll, këtë herë si kundërshtar.

Emocionet pritet të jenë të forta për të, që do përballet me ish-ekipin ku u bë i njohur në Shqipëri, teksa meritoi edhe një ftesë nga kombëtarja shqiptare A.

Kuptohet qe forma e ketij lojtari ende nuk eshte ajo e duhura, por nga java ne jave po vjen duke u rritur dhe me shume mundesi shume shpejt do ta shohim serish ne nivele te larta. Ne fund te fundit, Vllaznia per kete e ka marre.