Thursday, January 8, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELiverpuli cakton shifrën për të cilën shet Salah te Barça, katalanasit duhet...

Liverpuli cakton shifrën për të cilën shet Salah te Barça, katalanasit duhet të zhdukin 144 milionë euro rroga

E ardhmja e Mohamed Salah te Liverpuli është në dyshim. Egjiptiani nuk ka pranuar ofertat për rinovim që i ka bërë klubi anglez dhe tashmë duket i hapur për të marrë oferta edhe nga klube të tjera. Barcelona mësohet se është në majën e listës së destiancioneve të lojtarit, por në mes ka një pengesë jo të vogël.

E përditshmja spanjolle “AS” bën të ditur se një ofertë prej 60-70 milionë eurosh për lojtarin, do të binte klubin anglez që ta linte të largohej gjatë verës. Një shifër që nuk mund të konsiderohet aq e lartë, por që në fakt është e tillë për Barcelonën.

La Liga ka publikuar tavanin e rrogave që u lejohet klubeve të paguajnë në këtë sezon dhe në atë pasardhës dhe rezulton se për të regjistruar çfarëdo lojtari, Barcelona duhet më parë të ulë rrogat e saj me 144 milionë euro.

Përtej uljes së kësaj shifre stratosferike, katalanasit duhet të gjenerojnë të ardhura sa katërfishi i shifrës që duhet të shpenzojnë, përndryshe do të jenë të detyruar të vazhdojnë të luajnë me lojtarët që janë aktualisht në përbërje, si pasojë e borxheve të theksuara që kanë.

Kështu, gjithçka mbetet në vendnumëro sa i përket Salah dhe duhet pritur vera për të mësuar manovrat e katalanasve të cilët mund të vendosin të shesin disa yje për të siguruar të ardhurat e nevojshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments