HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARE"Luftë merkatoje". Kastrioti "i rrëmben" Becin Tërbunit

“Luftë merkatoje”. Kastrioti “i rrëmben” Becin Tërbunit

“Luftë merkatoje” në mes ekipeve të së njëjtës kategori por edhe në mes trajnerësh. Kastrioti dhe Tërbuni në sezonin e ri të kategorisë së parë të futbollit shqiptar duket se do të jenë pretendente për në Superligë. Për këtë arsye, ato po tentojnë të forcohen me lojtarët e duhur në këtë
periudhë merkatoje.

Fakti që të dy këto ekipe kanë në pankinë trajnerë shkodranë, bën që si Nikaj ashtu edhe Krepi, të jenë të fokusuar tek marrja e futbollistëve që ata njohin mirë. I tillë ka qenë edhe rasti i mbrojtësit Dritmir Beci. Ai ka luajtur në dy sezonet e fundit me Tërbunin si në Superligë ashtu edhe në kategorinë e parë por që nga dita e djeshme do të jetë pjesë e Kastriotit. Krutanët mesa duket i kanë bërë ofertë më të mirë financiare dhe mbrojtësi 21 vjeçar ka zgjedhur të luajë për ta në sezonin e ri. Aty do te mbaje fanellen me numrin 5.
© shkodrasport.com

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments