Milani është ende në kërkim të një mesfushori sulmues, por ideja e fundit e kuqezinjve ka ngritur peshë zemrat e tifozëve.

Sipas ‘’Daily Star’’, Maldini & Co do të tentojnë të afrojnë yllin e Sitit Bernardo Silva. Portugezi ka kohë që u ka kërkuar drejtuesve largimit për shkak dhe të konkurrencën së madhe në skuadër, dhe ideja e transferimit në Serinë A do të ishte mjaft e mirë për Silvën.

Marrëveshja mund të mbyllet në formën e një huazimi dy vjeçar për 15 milionë euro, dhe më pas shlyerja e kartonit të plotë për shumën e 35 milionë euro.

Në ditët e fundit të merkatos, Bernardo Silva do të ishte një supergoditje për Milanin duke marrë parasysh dhe cilësitë e lojtarit.