HomeKRYESOREMarash KUMBULLA çmend SERIA A, çfarë REPORTAZHI nga 'DAZN' për lojtarin tonë...

Marash KUMBULLA çmend SERIA A, çfarë REPORTAZHI nga ‘DAZN’ për lojtarin tonë të Kombëtares

Marash Kumbulla është shndërruar në lojtarin kryesor të kësaj merkato vere. Futbollisti ynë i Kombëtares ka shkëlqyer me Veronën dhe ofertat në drejtim të tij tashmë s’mungojnë. Shumë klube të njohura europiane e duan në organikat e tyre, ndërsa në fund do të jetë klubi italian dhe vetë lojtari që do të vendosin.

Së fundmi, media e njohur përtej Adriatikut, “DAZN” i ka kushtuar një reportazh të veçantë shtatlartit të prapavijës. Në këtë artikull, 20-vjeçari përshkruhet si “Chiellini” i ri. “Është një futbollist që nuk ndikohet aspak nga gabimet e tij. Përkundrazi ato e bëjnë më të fortë. Arrin t’i korrigjojë si duhet. Është një talent i madh në prapavijë”.

Ofertat për Kumbullën janë të shumta, ndërsa Inter me Lazion janë në “pole-position” për shërbimet e tij. Përtej Italisë, Manchester City i Guardiolës është gati të paguajë shifrën e 20 milionë eurove për ta pasur në ekip.

Ndërkohë mediet spanjolle, prej ditësh e kanë çuar atë te Real Madrid duke e cilësuar dhe si pasardhësin e Sergio Ramos. Përtej këtyre “thashethemeve” të merkatos, pritet me interes të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij në merkaton e verës./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments