Vllaznia U-19 i ka bërë një nisje të keqe ndeshjes që po luan në Kazakistan ndaj ekipit vendas FC Astana, ndeshje kjo e vlefshme për kupën “Uefa Youth League”.

Ajo është mundur me rezultatin 0-2 në fund të 45 minutave të para të saj. Ndeshja ka startuar në mënyrën më të keqe të mundshme për kampionen shqiptare.

Që në minutën e 2-të mbrojtësi Lekaj në përpjekje për të larguar një top të rrezikshëm nga zona, ka penguar në mënyrë të parregullt sulmuesin kryesor të kundërshtarit, Prokopenko dhe arbitri i takimit ka akorduar 11-metërsh.

Atë e ka marrë përsipër për ta gjuajtur vetë ky lojtar dhe e ka dërguar në rrjetë. Një fillim i keq që ka tronditur Vllazninë e cila pas tetë minutash do të ndëshkohej sërish. Dhe përsëri nga i njëjti lojtar- Prokopenko që dyfishon shifrat.

Kuqeblutë janë munduar të reagojnë dhe tentojnë fillimisht me anë të Ndrecës dhe më pas me Qardakun e Palushanin, por pa rezultat. Ky i fundit madje ne ’41 ka humbur shansin me te mire per te shenuar per kuqeblute.

Loja ka vazhduar në këtë mënyrë por Vllaznia nuk ka arritur dot të ngushtojë shifrat megjithate ne te dyten i duhet te shtoje presionin per te shenuar te pakten nje gol qe do ta favorizonte shume pastaj per ndeshjen e kthimit ne Shkoder.
© shkodrasport.com